Mirė se vini nė faqen tonė tė internetit!

 

Personi kontaktues: Xhavit Rexhaj

 

QASJA TĖRĖSEKTORIALE NĖ ARSIM

Nė maj tė vitit 2009, Zyra Ndėrlidhėse e Komisionit Evropian (ECLO) nė Prishtinė shpalli tender pėr projektin 3-vjeēar “Pėrkrahja pėr implementimin e qasjes tėrėsektoriale nė arsimin e Kosovės” me qėllim qė t’i ofrojė ndihmė Qeverisė sė Kosovės pėr ofrimin e shėrbimeve mė cilėsore nė arsim. Nė fakt, vet ndihma ėshtė pjesė e pakos sė pėrkrahjes IPA 2008 pėr tė ndihmuar aderimin mė tė shpejtė tė vendit nė Bashkimin Evropian. Vet tenderi ishte i tipit tė kontratės pėr shėrbime me terma specifike tė referencės tė hartuara nga ECLO, ndėrsa KEC aplikoi si pjesė e konsorciumit tė udhėhequr nga Cambridge Education Ltd, duke arritur paraprakisht marrėveshje, qė, nė rast tė fitimit tė kėtij tenderi, tė mbajė pėrgjegjėsinė pėr organizimin e zyrės sė projektit dhe pėr sigurimin e ekspertizės vendore. Pas shpalljes sė rezultatit, kontrata pėr implementim u nėnshkrua nė shtator, ndėrsa implementimi filloi mė 20 tetor 2009.

Objektivat dhe aktivitetet e Projektit.

 

Siē u theksua mė lartė, qėllimi kryesor i kėtij projekti ėshtė tė pėrkrahet Qeveria e Kosovės nė pėrmirėsimin e cilėsisė dhe efikasitetit tė arsimit dhe shėrbimeve tė trajnimit, nė veēanti nė fushėn e arsimit parauniversitar, nga kėndvėshtrimi i arsimit gjatė gjithė jetės dhe perspektivės sė punėsueshmėrisė, nė harmoni me qasjen e dakorduar tėrėsektoriale nė arsim dhe nė pėrputhje me standardet e BE.

Projekti ka tri komponenta kryesore:
1) Ndėrtimi i kapacitetit.– Ndėrtimi dhe forcimi i kapacitetit tė MASHT pėr tė menaxhuar sektorin e arsimit, me pėrkrahje tė koordinuar tė donatorėve partnerė, si dhe pėr tė parashikuar nė mėnyrė efektive financimin e sektorit dhe pėr tė monitoruar progresin e implementimit tė strategjive nė sektorin e arsimit.
2) Zhvillimi i kurrikulit.– Tė rishikohet dhe tė zhvillohet drafti i Kornizės sė Kurrikulit pėrfshirė ndėrtimin e kapacitetit dhe trajnimin e zhvilluesve tė kurrikulit dhe palėve tė tjera me interes, e nė pėrputhje me nevojat pėr implementimin e kurrikulit tė ri.
3) Trajnimi i mėsimdhėnėsve.– Rishikimi dhe elaborimi i mėtutjeshėm i Standardeve tė Mėsimdhėnies dhe i katalogut tė programeve tė trajnimit pėr mėsimdhėnės, si dhe ndėrtimi i kapacitetit pėr zhvillimin e politikave tė trajnimit tė mėsimdhėnėsve me qėllim tė nxitjes sė pėrmirėsimit tė cilėsisė nė arsimin fillor dhe tė mesėm nė Kosovė.


Pėr secilin prej kėtyre aktiviteteve, me terma tė referencės janė paraparė aktivitete tė caktuara, tė cilat kanė mundur tė rishikohen nė fazėn fillestare. Vet oferta e prezantuar nga Konsorciumi i ka bėrė disa ndryshime dhe plotėsime, duke parashikuar mundėsinė qė, pas fillimit tė projektit dhe analizės fillestare tė situatės tė bėhen edhe ndryshime tė tjera.
Nė total, projekti parasheh 1,150 ditė pune pėr dy ekspertėt kyē dhe 2,206 ditė pune pėr ekspertė tė tjerė, afatshkurtėr dhe afatgjatė, prej tė cilave 1,318 ditė pėr ekspertė lokalė.

Tė arriturat kryesore tė Projektit

Nga 20 tetori - dita e fillimit tė projektit pėrqendrimi ka qenė nė krijimin e Zyrės sė Projektit, e cila ka qenė plotėsisht funksionale mė 8 nėntor, si dhe nė analizėn fillestare tė situatės, e cila ka rezultuar me hartimin e raportit fillestar qė ėshtė akoma nė pritje tė aprovimit zyrtar nga ECLO dhe MASHT. Ky raport ėshtė hartuar pas konsultimeve nė bazė tė gjerė me tė gjitha palėt relevante me interes, pėrfshirė komunitetin e donatorėve, dhe ofron njė plan tė zbatueshėm pėr realizimin e projektit. Pritet qė aktivitetet e Projektit tė fillojnė menjėherė pas aprovimit tė raportit.
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga  

Zyra Ndėrlidhėse e Komisionit Evropian nė Kosovė (ECLO)

 

 


 

ballina | pėr ne | kontakti | partnerėt | linqe


 

 

© 2005 - 2010 Copyright KEC