Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë (KIST)

Përshkrimi

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është promovimi i edukimit digjital në arsim, duke ofruar udhëzime dhe materiale digjitale për shkollat, si dhe aktivitete kulturore e artistike, me synim rritjen e pjesëmarrjes aktive të nxënësve në jetën qytetare, adresimin e dezinformimit, dhe zhvillimin e të menduarit kritik në përballjen me sfidat e shekullit 21.

 

Rezultatet e projektit

  • Nxënësit janë të aftë të dallojnë lajmet e vërteta nga ato false dhe dezinformatat nga informacionet reale, pasi të kenë fituar shkathtësitë për të marrë vendime bazuar në burime të verifikuara dhe të vlefshme.
  • Nxënësit e shkollave të mesme të ulëta fitojnë shkathtësi për të krijuar projekte dhe treguar storje vizuale frymëzuese kundër gjuhës së urrejtjes.
  • Mësimdhënësit u përgjigjen në mënyrë më adekuate nevojave të nxënësve dhe e përshtatin mësimdhënien e tyre në përputhje me nevojat arsimore të shekullit të 21-të.

Partnerët dhe Donatorët