Përfshirja dhe barazia për fëmijët dhe familjet rome - KRAEEYN 4

Përshkrimi

Ky projekt synon të forcojë dhe pozicionojë Iniciativën REYN si një bashkësi ndërkombëtare kohezive, inovative, kompetente, me ndikim dhe pjesëmarrëse e rrjeteve kombëtare të profesionistëve, paraprofesionistëve dhe praktikuesve të pajisur mirë për të përmbushur nevojat e fëmijëve dhe komuniteteve romë, duke avokuar për  politika mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse të BE-së dhe duke punuar për të siguruar mbështetje cilësore, gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese për zhvillimin e fëmijërisë së hershme për të gjithë fëmijët romë (nga lindja deri në 10) që jetojnë në 11 vende në Evropë ku veprojnë REYN Kombëtare dhe më gjerë.

 

Objektivat specifike:

1.Forcimi i qëndrueshmërisë së rrjetit REYN dhe komunitetit të saj, ndjenjës së saj të përkatësisë, pronësisë dhe profesionalizmit dhe pozicionimi i saj në arenat ndërkombëtare dhe kombëtare duke ndërmarrë veprime të koordinuara dhe përkatëse  duke u mbështetur në pikat e forta të secilit rrjet në nivelin Kombëtar dhe të komunitetit REYN si një tërësi.

2. Rritja e gjithëpërfshirjes dhe integrimit të shërbimeve të fëmijërisë së hershme, forcimi i rolit të prindërve Romë dhe mbështetja e tyre në rolet e tyre prindërore për të siguruar kujdes edukues në mjedisin e shtëpisë.

3. Diversifikimi i fuqisë punëtore të ECD, mbështetja e profesionalizimit të romëve dhe avokimi për zgjidhje programore dhe strukturore për ndërtimin e fuqisë punëtore nga radhët e komunitetit Rom për fëmijërinë e hershme.

 

Përfituesit kryesorë:
– Fëmijët rom deri në 10 vjeç së bashku me familjet dhe komunitetet e tyre.
– Profesionistë dhe paraprofesionistë rom në 11 vende dhe më gjerë, profesionistë dhe paraprofesionistë që punojnë me dhe për fëmijët romë, familjet dhe komunitetet në 11 vende dhe më gjerë.

Partnerët dhe Donatorët