CILËSI, LLOGARIDHËNIE, INTEGRITET DHE TRANSPARENCË NË ARSIMIN E LARTË (QAINT)

CILËSI, LLOGARIDHËNIE, INTEGRITET DHE TRANSPARENCË NË ARSIMIN E LARTË (QAINT)

Projekti “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë (angl. QAINT)” synon ta bashkërendojë sistemin e arsimit të lartë në Kosovë me standardet ndërkombëtare të cilësisë, transparencës, integritetit dhe llogaridhënies. Ndikimi afatgjatë i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë dhe aftësisë konkurruese të sektorit të arsimit të lartë me qëllim që t’i kontribuojë zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Projekti ka katër objektiva:

Objektivi 1. Kapaciteti i ngritur i AKA për t’i monitoruar ofruesit e arsimit të lartë dhe këshillimi i MAShT mbi rezultatet e vlerësimit të cilësisë, si dhe përmirësimi i kredibilitetit të procesit të akreditimit.

Objektivi 2. Përmirësimi i transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në sektorin e arsimit të lartë. Objektivi 3. Përmirësimi i legjislacionit (rregulloreve, procedurave dhe praktikave) lidhur me çështjet akademike në arsimin e lartë.

Objektivi 4. Përmirësimi i kapacitetit të stafit të ri akademik (asistentëve/teve të rinj/reja dhe/ose atyre që i kanë përfunduar studimet e doktoratës) për të ushtruar mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese.

Aktivitetet e projektit janë:

1.1 Ndërtimi i kapacitetit të AKA për monitorim të ofrueseve të arsimit të lartë, përfshirë hartiminin e udhëzuesve për monitorim dhe trajnim të stafit

1.2 Mbështetja e AKA në monitorimin e ofruesve të shërbimeve në AL

1.3 Monitorimi i vendimeve të KSHC-së

2.1 Krijimi dhe administrimi i një skeme për financimin e grupeve studentore nga ana e IAL. Pikë shtesë do t”u ndahen grupeve studentore me përfaqësim të barabartë gjinor

2.2 Monitorimi i shfrytëzimit të fondeve publike në universitete sipas parimeve të Ndarjes së Buxhetit sipas nevojave gjinore (GRB)

2.3 Mbështetje për hapjen e të dhënave nga universitetet publike

2.4 Monitorimi i emërimeve akademike dhe i kualifikimeve të stafit akademik në universitetet publike, me vëmendje të shtuar në çështjet e diskriminimit gjinor

2.5 Monitorimi i ENIC/NARIC dhe i njësive të tjera organizative në MAShT

2.6 Hartimi dhe zbatimi I planit për ngritje të kapaciteteve të ORCA

3.1 Mbështetje për hartimin e procedurave dhe rregulloreve lidhur me çështjet akademike, duke treguar ndjeshmëri për çështjet gjinore

3.2 Ofrimi i ndihmës për zbatimin e procedurave dhe rregulloreve të reja

4.1 Hartimi dhe administrimi i përbashkët i dy skemave të granteve për promovimin e mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese

4.2 Mbështetje institucioneve akademike për menaxhim dhe monitorim të granteve

4.3 Hartimi dhe zbatimi i përbashkët i trajnimeve mbi praktikat frymëzuese për mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese me institucionet akademike

  • Periudha e implementimit
    01/04/2019 deri 31/10/2022
  • Personeli
    Drilon Krasniqi
  • Partnerët dhe Donatorët

    Austrian Development Agency

  • Research