Projektet

Rrjeti i Kosovës për arsim dhe punësim-KEEN

Përshkrimi i projektit

Projekti KEEN është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të fokusuara në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. KEEN ka për qëllim ofrimin e kontributit për përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, vendimmarrje dhe monitorimin e tyre në nivel qendror dhe lokal, përmes mbështetjes dhe lehtësimit të dialogut ndërmjet institucioneve të arsimit dhe aftësimit dhe bizneseve. Projekti KEEN synon të përafroj ndërlidhjen ndërmjet programeve të arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës. Periudha implemetuese e projektit KEEN është 48 muaj, nga 28 dhjetor 2015 deri më 28 dhjetor 2019. Partnerët implementues të projektit KEEN: Projekti KEEN implementohet nga një koalicion i udhëhequr nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Axhensionin e Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK), Akademinë e Trajnimeve dhe Asistencës Teknike (ATTA) dhe Stichting SPARK. Partnerë kyç institucional të projektit janë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB). Aktivitetet e projektit KEEN janë të organizuara në katër komponentë të ndërlidhura: Komponenti 1: Forcimi i Rrjetit KEEN Komponenti 2: Pjesëmarrja në politikëbërje në nivel qendror dhe lokal Komponenti 3: Monitorimi i politikave në nivel qendror dhe lokal

Periudha e implementimit

28/12/2015 deri 31/01/2020

Buxheti

€1,055,597

Partnerët dhe Donatorët

Bashkimi Evropian

Personeli

Etika dhe integriteti institucional

Përshkrimi i projektit

Qëllimi i projektit është krijimi i një klime të sjelljes së përgjegjshme personale dhe organizative në institucionet qendrore dhe komunale, si dhe në shkolla përmes fuqizimit të udhëheqjes institucionale për të zbatuar në vendet e tyre të punës standardet e etikës dhe integritetit institucional. Qëllimi i projektit do të arrihet përmes aftësimit të zyrtarëve të zyrave për zhvillimin e burimeve njerëzore të 5 ministrive, të zyrtarëve komunal për zhvillimin e burimeve njerëzore të 3 komunave, si dhe të drejtorëve dhe përfaqësuesve të këshillave të shkollave nga tri komunat e përzgjedhura. Aktivitetet që do të realizohen gjatë implementimit të projektit janë: 1) Përgatitja e udhëzuesit “Etika dhe integriteti institucional” 2) Përzgjedhja e zyrtarëve të zyrave për zhvillimin e burimeve njerëzore nga 5 ministritë dhe 3 komunat e përzgjedhura për të marrë pjesë në trajnimin “Etika dhe integritetit institucional” 3) Organizimi i trajnimit dyditor me temën “Etika dhe integriteti institucional” për 20 zyrtarë të zyrave për zhvillimin e burimeve njerëzore nga niveli qendror dhe komunal 4) Përzgjedhja e 12 shkollave nga 3 komunat për të marrë pjesë në trajnimin “Etika dhe integritetit institucional” 5) Organizimi i trajnimit dyditor për drejtorë të shkollave dhe përfaqësues të këshillave të shkollës me temën “Etika dhe integritetit institucional” 6) Zbatimi i planeve të veprimit 7) Organizimi i 3 tryezave të rrumbullakëta në tri komuna për të prezantuar rezultatet e planeve të veprimit 8) Pjesëmarrja në emisione radiofonike 9) Përgatitja e raportit përfundimtar

Periudha e implementimit

15/11/2015 deri 31/08/2016

Buxheti

€10,850

Partnerët dhe Donatorët

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Personeli

Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë

Përshkrimi i projektit

Qëllimi i këtij projekti është ofrimi i mbështetjes për MASHT-in në procesin e hartimit të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017-2021. Procesi ka filluar në qershorin e vitit 2015 me ngritjen e një strukture të tërë planifikuese dhe me inicimin e vlerësimit të PSAK 2011-2016. Projekti i GiZ për Ngritjen e Kapaciteteve në Arsimin Bazik (GiZ CDBE) ka kontraktuar konsorciumin e përbërë nga PEM Conuslting dhe KEC për të ofruar asistencën teknike për hartimin e PSAK 2017-2021, derisa vlerësimi i PSAK 2011-2016 është bërë nga Fondi i Bashkuar për Mbështetjen e Arsimit (ESPF). Aktivitetet e konsorciumit PEM-KEC kanë filluar në shtatorin e vitit 2015, pasi vlerësimi i i PSAK 2011-2016 kishte shënuar një avancim domethënës. Duke ndjekur planin e rënë dakord me Grupin Bërthamë të Planifikimit, PSAK u fuinalizua dhe ju dorëzua Qeverisë në shtatorin e vitit 2017.

Periudha e implementimit

01/09/2015 deri 01/09/2016

Buxheti

Partnerët dhe Donatorët

GIZ

Personeli

Petrit Tahiri

Shkollat si gjeneratorë të shoqërisë demokratike

Përshkrimi i projektit

Në bashkëpunim me partnerët nga Bosnia dhe Herzegovina, Çekia, Slovakia dhe Polonia, në dhjetor të vitit 2014 ka filluar projekti “Shkollat si gjeneratorë të shoqërisë demokratike”. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrjeteve ndërmjet shkollave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Vishegradit (Hungari, Sllovaki, Çeki dhe Poloni), si dhe dhe për të siguruar të kuptuarit e rolit të shkollave në zhvillimin e procesit demokratik brenda shoqërisë. Aktivitetet kryesore të projektit janë: Trajnimi i përbashkët për përfaqësuesit e 10 shkollave nga pesë vendet e përfshira; Projektet ndërmjet shkollave nga shtetet e ndryshme; prezantimi i rezultateve të projekteve në një konferencë. Projekti do të zgjatë 18 muaj dhe financohet nga Fondi i Vishegradit.

Periudha e implementimit

01/12/2014 deri 30/04/2016

Buxheti

€6,650

Partnerët dhe Donatorët

Visegrad Fund

Personeli

Mbështetja për zhvillimin e Strategjisë për sigurimin e cilësisë

Përshkrimi i projektit

KEC ka ndihmuar projektin e binjakëzimit “Përkrahje për zbatimin e PSAK 2011-2016” për hartimin e strategjisë për sigurimin e cilësisë për arsimin parauniversitar. Në fillim të vitit 2015 është organizuar një vizitë studimore në Austri e cila ka pasur qëlim që hartuesit e dokumentit të Strategjisë të njihen me praktikat më të mira të sigurimit të cilësisë në arsimin parauniversitar. Kjo ka bërë të mundur finalizimin e dokumentit të Strategjisë i cili ka qenë rezultat i procesit me pjesëmarrje të gjerë dhe i konsultimeve në të gjitha nivelet. Në dhjetorin e vitit 2015, Strategjia është aprovuar nga Qeveria dhe është bërë prezantimi publik i saj. Kjo Strategji do të integrohet në është integruar në Planin Sterategjik të Arsimit të Kosovës 2017-2021 si një ndër shtatë shtyllat e këtij dokumenti.

Periudha e implementimit

18/06/2014 deri 30/11/2015

Buxheti

€14,400

Partnerët dhe Donatorët

KulturKontakt - Austria

Personeli

Petrit Tahiri

Forcimi i Rolit të SBASHK në hartimin e politikave arsimore

Përshkrimi i projektit

Objektiva specifike e këtij projekti ishte forcimi i kapaciteteve të Sindikatës së bashkuar të arsimit shkencës dhe kulturës (SBASHK), për rritjen e pjesëmarrjes në dialogun social, politikëbërjes dhe vendimmarrjes. Aktivitetet e projektit janë të grumbulluara në tri komponente të ndërlidhura në përputhje me rezultatet përkatëse të pritshme të paraqitura më poshtë: Komponenti 1: Përmirësimi i kapaciteteve organizative të SBASHK - me (a) organizimin e seminareve trajnuese për të trajnuar, mentoruar personelin e SBASHK, si dhe duke ofruar mbështetje në punë përmes mentorimit dhe trajnimit; (B) me organizimin e vizitave studimore për udhëheqjen e SBASHK të dy Sindikatave të Arsimit dhe Tregtisë në rajon (Slloveni dhe Maqedoni) për të fituar kuptim më të mirë të funksionimit të sindikatave në një vend të ri anëtar të BE-së dhe një vend që synon anëtarësimin; dhe (c) me zhvillimin e një strategjie afatmesme për SBASHK (2015-2019) . Komponenti 2: Rritja e bazës së anëtarësisë përmes zhvillimit dhe zbatimit të planit të komunikimit dhe futjen e shërbimeve të reja - (a) zhvillimin e website të ri dhe një portali interaktiv, duke përfshirë shpërndarjen tremujore të Buletinëve online; (B) përfshirjen e shërbimeve të reja për anëtarët e SBASHK (shërbime ligjore për të lehtësuar aksesin e anëtarëve SBASHK në programet e zhvillimit profesional të mësuesve); (C) fillimi i një fushatë të re të anëtarësimit. Komponenti 3: Pjesëmarrja e SBASHK në dialogun social dhe politikëbërje - përmes (a) ndërtimit të kapaciteteve për dialog social dhe politikëbërje; (B) organizimi i një forumi konsultativ me MASHT-in dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për çështjet me interes për anëtarësim; (C) Mbështetja dhe monitorimin procesin e licencimit të mësimdhënësve. Projekti kishte tre rezultatet e pritshme: 1. Rritja e pjesëmarrjes së SBASHK në dialogun social, politikëbërje dhe vendimmarrje duke përmirësuar kapacitetin organizativ të SBASHK-ut. 2. Rritja e bazës e anëtarësisë duke përmirësuar komunikimin me anëtarët dhe futjen e shërbimeve të reja për anëtarët. 3. Forcimi i kapacitetit të SBASHK për pjesëmarrje në dialogun social dhe politikëbërje përmes ofrimit të trajnimeve dhe përcjelljen e këshillave të ekspertëve.

Periudha e implementimit

20/12/2013 deri 19/12/2015

Buxheti

€213,256

Partnerët dhe Donatorët

Bashkimi Evropian

Personeli

TalkOn – Zhvillimi i kapacitetit për udhëheqjen e lartë arsimore

Përshkrimi i projektit

Qëllimi i këtij projekti ishte ofrimi i një programi të plotë për ndërtimin e kapaciteteve të fokusuar në zbatimin e Strategjisë së Komunikimit të MASHT-it për stafin e lartë dhe të mesëm të menaxhimit të MASHT-it dhe DKA-së në tri fusha programore: Udhëheqësi, Menaxhim dhe Komunikim. Grupi i synuar ishin personeli i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Drejtoritë Komunale të arsimit (DKA). Programi i trajnimit u realizua në formën e nëntë seminareve në mënyrë që aftësitë dhe njohuritë e fituara me anë të një seminari, të aplikohen në praktikë dhe të raportohen në seminarin e ardhshëm. Secili modul u organizua si një seminar të gjatë 2-ditorë, dhe është ndjekur nga trajnimi mbi vendin e punës, në lidhje me detyrat e dhëna në seminare. Secili modul trajnimi ka përfshirë 16 orë të trajnimit, ndërsa i gjithë programi në total ka përfshirë 144 orë trajnimi. Mesatarisht çdo pjesëmarrës merr 2 orë trajnimpër çdo modul, në total 18 orë trajnuese. Programi është akredituar nga MASHT.

Periudha e implementimit

15/10/2013 deri 31/12/2014

Buxheti

€164,468

Partnerët dhe Donatorët

GIZ

Personeli

Petrit Tahiri

Decentralizimi i financave në arsim

Përshkrimi i projektit

Ky projekt synonte të analizonte shkallën e zbatimit të procesit të decentralizimit në arsim, si dhe të evidentonte sfidat me të cilat është ballafaquar zbatimi i tij. Po ashtu synohej të arrihej vetëdijesimi i shkollave për të ekzekutuar përgjegjësitë e tyre ligjore si një kusht për zbatim më efikas të këtij procesi në praktikë. Qëllimi i projektit ishte krijimi i një marrëdhënie të llogaridhënies dhe mbikëqyrjes në mes të administratës komunale të arsimit, shkollave dhe qytetarëve në 15 komunat e Kosovës. Gjatë realizimit të projektit, të gjitha shkollat e përfshira në projekt kanë bashkëpunuar me zyrtarë të KEC për të analizuar buxhetet vjetore të tyre, për të shqyrtuar mundësitë për kursim të shpenzimeve dhe përdorim më racional të buxheteve shkollore. Shkollat e përfshira në projekt kanë bashkëpunuar me zyrtarë komunal të arsimit për të bërë një planifikim më efikas të buxheteve të tyre shkollore, si dhe për të kontrolluar në baza periodike shpenzimet e realizuara. Kjo ka ndikuar që DKA dhe shkollat të ndërtojnë një raport të dyanshëm të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies. Gjatë bashkëpunimit, DKA kanë arritur të mbikëqyrin shkollat gjatë planifikimit dhe shpenzimit të buxheteve të tyre, ndërsa shkollat kanë dhënë llogari për kërkesat e tyre dhe shpenzimet e realizuara. Po ashtu, organizimi i tryezave të rrumbullakëta dhe pjesëmarrja në emisione të ndryshme në radio kanë qenë disa nga aktivitetet që i kanë kontribuar sensibilizimit të shkollave për të shtuar bashkëpunimin e tyre me DKA me qëllim të mobilizimit të tyre për ndarje të drejtë dhe transparente të buxheteve shkollore. Aktivitete dhe të arriturat kryesore të projektit ishin: • Shpërndarja dhe mbledhja e pyetësorëve nga shkollat e përfshira në projekt • Futja dhe përpunimi i të dhënave • Shqyrtimi i buxheteve komunale të arsimit dhe mënyra e shpërndarjes së buxheteve në shkolla • Përcjellja çdo dymujore e pasqyrave financiare të shpenzimeve të shkollave të përfshira në projekt • Organizimi i intervistave gjysmë të strukturuara me zyrtarë të ndryshëm • Përgatitja e raportit përfundimtar • Organizimi i tryezave të rrumbullakëta në 7 rajone të Kosovës • Pjesëmarrja në dy emisione radiofonike • Shpërndarja e raportit me rekomandime te të gjitha strukturat relevante.

Periudha e implementimit

01/09/2013 deri 30/06/2014

Buxheti

€11,350

Partnerët dhe Donatorët

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Personeli

Mbështetja për zbatimin e qasjes tërësektoriale në arsim (SWAp)

Përshkrimi i projektit

Synimi i përgjithshëm i projektit për Asistencë Teknike (AT) ishte për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të ofrimit të arsimit dhe shërbimeve trajnuese, veçanërisht arsimin parauniversitar, në një perspektivëtë të mësuarit dhe punësueshmërisë gjatë gjithë jetës, në përputhje me qasjen tërësektoriale (SWAp) për arsim, dhe në përputhje me standardet e BE-së.
Rezultatet kryesore: Komponenti 1: Zhvillimi i kapaciteteve të MASHT-it, në nivel qendror dhe komunal: Plani i detajuar i zbatimit për strategjitë e arsimit është hartuar dhe miratuar nga MASHT-i dhe palët e interesuara në nivel lokal; sistemet e komunikimit janë zhvilluar dhe përdorur sistematikisht nga Njësia e Donatorëve të MASHT. Komponenti 2: rishikimi i Kornizës së Kurrikulës së Kosovës; Një grup drejtues i specialistëve për zhvillimin e kurrikulit të njësisë së Kurrikulës së MASHT, Këshilli për Kurrikulë i Kosovës / Këshilli për Kurrikula, Tekste dhe Vlerësim (CCTA) , institucionet e arsimit të lartë kanë fituar trajnim dhe përvojë praktike për rishikimin e Kornizës të Kurrikulës së Kosovës dhe të bëj grupet e ndryshme përgjegjëse për zhvillimin e kurrikulit të përfshijë masa specifike për të adresuar përfshirjen e minoriteteve në arsim. Komponenti 3: Zhvillimi i Trajnimit të mësimdhënësve: Profili i Kompetencave të Mësimdhënësve, i nevojshëm për vlerësimin e mësuesve, është rishikuar në përputhje me praktikat e mira të vendeve anëtare të BE-së; Një sistem i krediteve në arsimin e lartë me qëllim të njohjes së zhvillimit profesional të mësimdhënësve është e përpunuar.
  • Zhvillimi i një sistemit të kredive në arsimin e lartë të ngjashëm me Sistemin Evropian të Transferit të Kredive (ECTS) me qëllim të njohjes së zhvillimit profesional të mësimdhënësve.
  • Zhvillimin dhe zbatimin e një programi të zhvillimit të kapaciteteve (përfshirë kapacitetet institucionale, organizative dhe njerëzore) të Njësisë së MASHT-it mësimdhënësve Trajnimit dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm sipas rastit.
  • Vendosja e sistemeve të përshtatshme për të mbështetur programin eTrajnimit të Mësuesve.
Kjo AT u zbatuarnga Konsorciumi i udhëhequr nga Cambridge Education Ltd. Rezultatet e ofruara nga projekti për secilin komponent të përfshirë ishin:
  • Asistimi i MASHT-it, në nivel qendror dhe komunal, në zhvillimin e një plani të përllogaritur dhe me afate kohore të veprimit që do të përdoret si një mjet operacional lidhur me strategjitë e sektorit të arsimit.
  • Zhvillimi i kapaciteteve të njësive të MASHT-it (në nivel qendror dhe komunal), në mënyrë për të kryer planin e veprimit të MASHT, përfshirë edhe forcimin e rekomandimeve për fushat kryesore.
  • Ndihma e MASHT-it me krijimin e një kurrikule, dhe të sigurojë mbështetje për Këshillin Shtetëror në lidhje me Kurrikulën e Kosovës.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i një programi të zhvillimit të kapaciteteve (përfshirë kapacitetet institucionale, organizative dhe njerëzore) të Njësisë së Kurrikulës së MASHT-it, anëtarët e Këshillit për Kurrikulë dhe faktorë të tjerë kryesorë sipas nevojës.
  • Organizimi dhe mbështetja e procesit të rishikimit dhe rihartimit të Kornizës së Kurrikulës së Kosovës (KKK).
  • Zhvillimi i udhëzimeve për hartimin dhe zbatimin e kurrikulave të reja bazuar në KKK dhe, pas kësaj, zbatimi i saj.
  • Asistim tek MASHT për të krijuar një grup mentorë / këshilltarë / të arsimit, për të siguruar një sistem të sigurimit të cilësisë në procesin e zhvillimit të kurrikulumit.
  • Rishikimi i Profilit ekzistues të Kompetencave të Mësimdhënësve në bazë të rezultateve të konsultimit dhe të sigurojë mbështetje për MASHT për finalizimin e draftit dhe të miratimit të tij zyrtarë.

Periudha e implementimit

01/10/2009 deri 01/12/2012

Buxheti

€ 2,868,460

Partnerët dhe Donatorët

Bashkimi Evropian

Personeli

Petrit Tahiri

Monitorimi i menaxhimit të financave komunale të arsimit në 5 komuna të Kosovës

Përshkrimi i projektit

Projekti “Monitorimi i menaxhimit të financave komunale të arsimit në 5 komuna të Kosovës” është realizuar në komunat: Istog, Gjilan, Prishtinë, Gjakovë dhe Vushtrri. Një zgjedhje e tillë e komunave është bërë duke u bazuar në dinamikën e pjesëmarrjes së këtyre komunave në procesin e decentralizimit të financave në arsim. Qëllimi i projektit ishte që të krijohet një marrëdhënie e llogaridhënies dhe mbikëqyrjes në mes të administratës publike dhe qytetarëve. Aktivitetet dhe rezultatet kryesore të projektit: 1. Përgatitja e kornizës për monitorim.- KEC në bashkëpunim me ekspertët dhe palët me interes ka përgatitur kornizën e monitorimit, në të cilën janë identifikuar fushat dhe treguesit e monitorimit. 2. Aftësimi i 15 monitoruesve- KEC ka zgjedhur nga 3 përfaqësues në secilën nga 5 komuna e përzgjedhura për t’i përgatitur si monitorues. Të gjithë monitoruesit kanë marrë pjesë në 3 punëtori me temat: • Korrupsioni – kuptimi, format e manifestimit dhe strategjitë për luftimin e tij, • Financat qendrore dhe lokale – grumbullimi dhe shpenzimi me theks të veçantë në financat në arsim, • Korniza e monitorimit – aspekte praktike të monitorimit. 3. Përzgjedhja e shkollave dhe realizimi i fazës së parë të projektit Gjatë vitit 2010, në kuadër të projektit janë realizuar këto aktivitete: 1. Futja e të dhënave nga pyetësorët dhe përpunimi i rezultateve.- Gjatë muajve shkurt dhe mars monitoruesit kanë bërë futjen e të dhënave të pyetësorëve në data bazë dhe përpunimin e tyre me programin SPSS. Rezultatet janë sistemuar sipas kategorive: legjislacioni, planifikimi i buxhetit, të hyrat vetjake dhe ekzekutimi i buxhetit. 2. Organizimi i intervistave gjysmë të strukturuara.- Në secilën komunë janë realizuar intervistat me: • Drejtorin Komunal të Arsimit, • Zyrtarin për financa në DKA, • Dy drejtorë të shkollave, • Kryetarin e këshillit të shkollës, • Kryetarin e këshillit të prindërve në nivel të komunës, • Auditorin e brendshëm të komunës. 3. Analiza e të hyrave buxhetore.- 4. Përgatitja e raportit të hulumtimit dhe prezantimi i të dhënave.- Metodologjia e hulumtimit dhe rezultatet e tij janë përmbledhur në një raport final. Rezultatet e raportit janë prezantuar gjatë tryezave të rrumbullakëta që janë organizuar. Raporti u është dërguar përfaqësuesve të MAShT, DKA-ve, atyre të Bankës Botërore që merren me decentralizimin e buxhetit të DKA-ve, si dhe strukturave të tjera relevante.

Periudha e implementimit

01/09/2009 deri 30/06/2010

Buxheti

€9,820

Partnerët dhe Donatorët

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Personeli

Identifikimi i politikave dhe praktikave për Arsimin Gjithëpërfshirës në Ballkan

Përshkrimi i projektit

Objektivi i projektit ishte hartimi dhe analizimi i politikave dhe praktikave eksistuese të para-shërbimit dhe shërbimit të përgatitjes së mësimdhënësve me qëllim për të eksploruar hapësirën për përmirësime në zhvillimin e aftësive, dhe kompetencat e nevojshme për praktika të arsimit gjithëpërfshirës nga mësuesit e arsimit fillor dhe të mesëm. Në vitin 2009, ETF inicioi një studim mbi " Identifikimi i politikave dhe praktikave për Arsimin Gjithëpërfshirës në Ballkan", që është përfunduar në vitin 2010. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti kërkimor ishte për të kontribuar në promovimin e arsimit dhe trajnimin e politikave gjithëpërfshirëse, në vendet e Ballkanit Perëndimor në kontekstet e diversitetit social dhe kulturor. Zbatimi Projekti është ndarë në katër faza: Hartimi i një kuadri konceptual bazuar në rezultatet e hulumtimit bashkëkohorë në fushën e përfshirjes, përgatitjen e mësuesve dhe të menduarit e mësuesve. Identifikimi i hapësirës mes një imazhi të dëshiruar të një mësuesi kompetent për praktikat e arsimit gjithëpërfshirës dhe politikave ekzistuese për trajnimin e mësimdhënpsve të shkollave fillore dhe të mesme. Puna është bërë përmes hulumtimit në zyrë, pyetsorëve dhe misionit të vendit. Hartimi i raporteve të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Hartimi i raportit ndërmjet vendeve për të sintetizuar gjetjet e studimeve të 7 vendeve. Gjatë 2010-2011 ETF ka kryer Raportin Rajonal "Mësuesit për të Ardhmen". Raporti tërheq së bashku dhe analizon rezultatet e hulumtimit nga raportet e shtatë vendeve. Qëllimi kryesor ishte që të ofrojë dëshmi për përmirësimin e politikave dhe praktikave për zhvillimin e mësimdhënësve në Ballkanin Perëndimor. Rezultatet kryesore:
  1. Metodologjia e përbashkët dhe përshkrimi për raportet e vendeve;
  2. Raportet e vendit;
  3. Kornizat konceptuale për studimin krahasues të raporteve kombëtare;
  4. Raporti përmbledhës

Periudha e implementimit

01/07/2009 deri 01/09/2010

Buxheti

€255,000

Partnerët dhe Donatorët

European Training Foundation (ETF)

Personeli

Trajnim nga PCM për MBPZHR

Përshkrimi i projektit

Cikli i projektit trajnim i menaxhimit  për zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) është realizuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) gjatë 15 javëve të punës interaktive. Për të arritur më të mirë rezultatet e parashikuara të projektit, një strategji me dy pista është aplikuar: Teoria dhe pjesa trajnuese: një projekt simulim u zhvillua në disa faza gjatë seancave të kontaktit ("Institucioni dhe ndërtimi i kapaciteteve të Qendrave Këshilluese Rajonale"); Praktika - Studentët u ndanë në katër grupe dhe u trajnuan duke shkruar një propozim konkret të projektit. Të dy trajnime dhe pjesa praktike dëshmuan shumë diskutime që ndodhën në mes trajnerëve dhe nxënësve, por edhe në mesin e studentëve, me disa moderime nga trajnerët, në procesin e ndërtimit të projekt propozimeve. Ka pasur edhe disa prezantime nga trajnerët dhe nga ana e pjesëmarrësve (prezantimi i projekt propozimeve me faza). Agjencia zbatuese dhe trajnerët bënë të gjitha materialet për punë në dispozicion të të trajnuarve në mënyrë të vazhdueshme në formë elektronike përmes platformës web, dhe në formë të shtypur gjatë seancës plenare dhe në grupe pune.

Periudha e implementimit

09/06/2008 deri 05/12/2008

Buxheti

€7,000

Partnerët dhe Donatorët

Bashkimi Evropian

Personeli

Petrit Tahiri

WBC-INCO.NET Koordinimi i Politikave Kërkimore me Vendet e Ballkanit Perëndimor

Përshkrimi i projektit

Objektivat kryesore të WBC-INCO.NET ishin në mbështetje të dialogut bi-rajonal midis BE-së, vendeve të lidhura me FP7 dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBC) dhe për të rritur pjesëmarrjen e hulumtuesve të WBC-së në projektet evropiane dhe masat strukturore. Konsorciumi ka përfshirë 29 partnerë. Midis tyre ishin ministritë për shkencën, si dhe ministritë e ekonomive nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Përveç kësaj, ministritë nga Austria, Bullgaria, Gjermania, Greqia, Sllovenia dhe Turqia morën pjesë në konsorcium për të shtuar masë kritike dhe vrull. Dimensioni politik në nivel bi-rajonal është ndërthurur ngushtë me Platformën Drejtuese për Kërkimin WBC, që zbatohet nën Presidencën Austriake të BE-së së bashku me Këshillin e Evropës-në 2006. WBC-INCO.NET gjithashtu ka përkrahur dialogun brenda rajonit dhe shkëmbimin e informacionit me Drejtoritë e Përgjithshme dhe aktorët ndërkombëtare, të tilla si UNESCO apo Banka Botërore. Dialogët janë arsyetuar me disa inpute analitike. Për këtë qëllim, institucionet e larta kanë marrë pjesë në WBC-INCO.NET. Ajo kishte për qëllim, të identifikoj fushat kërkimore në mënyrë përfshirëse dhe gjithëpërfshirëse. Për më tepër, WBC-INCO.NET  ka monitoruar zonat e kërkimit të identifikuara në programet e ardhshme dhe pjesëmarrjen e hulumtuesve të WBC në projekte bashkëpunuese të FP7. Modelet ekzistuese të bashkëpunimit janë analizuar nga metodologjitë e rrjetit social dhe pengesat e bashkëpunimit të eksploruara nga hetimet empirike. WBC-INCO.NET gjithashtu është fokusuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe lehtësimin e mundësive për rrjetëzim në mes të hulumtuesvepër të rritur një njohje më të mirë ndërkombëtare të potencialeve ekzistuese në WBC. Disa nga NPC organizata evropiane të njohura dhe agjensitë e hulumtimit kanë angazhuar kapacitetet e tyre për t'u bashkuar në WBC-INCO.NET dhe për të mbështetur integrimin e rajonit WBC në zonën e hulumtimeve në arsim.

Periudha e implementimit

01/01/2008 deri 30/04/2014

Buxheti

€3,048,470

Partnerët dhe Donatorët

Bashkimi Evropian

Personeli

Petrit Tahiri

Shoqëria civile për pjesëmarrje të shtuar në arsim (CSIP)

Përshkrimi i projektit

Objektivi specifik i projektit ishte mobilizimi i burimeve lokale për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve nga grupet e pafavorizuara në arsimin parashkollor dhe arsimin fillor duke forcuar kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile për t'u angazhuar në bashkëpunim me prindërit, shkollat, si dhe autoritetet lokale e qëndrore. Projekti u përqëndrua në forcimin e kapaciteteve të organizatave partnere për të përmirësuar qasjen në arsimin parashkollor dhe arsimin e detyrueshëm për fëmijët nga grupet në nevojë, përfshirë fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta, me aftësi të kufizuara, pakicat, dhe kështu me radhë. Përfituesit kryesorë të projektit ishin dy shoqatat lokale, Bashkimi i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) dhe Shoqata Kosovare për Njeriut dhe të Drejtave të Fëmijës (KAHCR), ndërsa roli i dy partnerëve të tjerë të projektit, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC ) dhe Shoqata internacionaleHap pas Hapi (ISSA), ishte që të ofrojnë ekspertizë për të ndërtuar një rrjet të fortë dhe të qëndrueshëm të organizatave të arsimit. Aktivitetet kryesore ishin: Ndërtimi i kapaciteteve organizative dhe të menaxhimit të shoqatave partnere; trajnim specifik i fokusuar në ndryshimet organizative dhe zhvillim, aftësi të planifikimit me pjesëmarrje (PCM), monitorimi dhe vlerësimi; dhe konsulence në bazë të nevojave të shoqatave partnere. Vendosja e një Rrjeti të pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe për të zhvilluar strategjinë e saj afatshkurtër. Ngritja e kapaciteteve të partneritetit me organizatat që mbrojnë dhe të angazhohen në analizat e politikave me autoritetet qendrore dhe lokale, duke siguruar një trajnim të duhur. Hartimi i politikave që lidhen me pjesëmarrjen dhe mbajtjen në arsim. Trajnimi i 500 anëtarëve të SBASHK dhe KAHCR për të drejtat e fëmijëve, anti-paragjykim dhe avokim në nivel lokal. Rezultatet kryesore:
  1. Është ndërtuar një rrjet strategjik që funksionon midis tre partnerëve lokal (KEC, SBASHK dhe KAHCR).
  2. Politikat në lidhje me pjesëmarrjen dhe mbajtjen në arsimin fillor janë formuluar në bashkëpunim me autoritetet qendrore dhe lokale.
  3. Anëtarët e SBASHK dhe KAHCR kanë kapacitet për të ndikuar në pjesëmarrjen në arsim në nivel lokal.

Periudha e implementimit

06/02/2007 deri 06/08/2008

Buxheti

€309,343

Partnerët dhe Donatorët

European Union

Personeli

Petrit Tahiri

Edukimi, themelimi dhe monitorimi i strukturave që luftojnë korrupsionin

Përshkrimi i projektit

Synimi i projektit ishte rritja e transparencës dhe reduktimi i praktikave korruptive në shoqëri përmes promovimit të qytetarisë aktive dhe mobilizimit të qytetarëve kundër korrupsionit. Qëllimi kryesorë i projektit është ngritja e vetëdijes në mes të qytetarëve për rrezikun nga korrupsioni, si dhe rëndësinë dhe mënyrat e luftimit të tij. Aktivitetet e projektit ishin: • Përgatitja e materialeve të trajnimit, • Organizimi i 10 trajnimeve 2-ditore për 300 përfaqësues të institucioneve, komunitetit, shoqërisë civile, shoqatave rinore në 10 vende të Kosovës, • Organizimi i 7 tryezave të rrumbullakëta mbi luftën kundër korrupsionit. • Organizimi i programeve rinore në radio dhe TV për luftimin e korrupsionit, • Organizimi i javës kundër korrupsionit në 7 regjione, • Përgatitja dhe shtypja e fletëpalosjeve mbi luftën kundër korrupsionit. Të arriturat kryesore të Projektit ishin: 1. Ndërtimi i kapaciteteve brenda institucioneve dhe komunitetit për edukimin kundër korrupsionit. KEC në bashkëpunim me AKK kanë përgatitur materialet për të gjitha seancat të cilat janë prezantuar gjatë trajnimeve 2-ditore. Përveç materialeve, KEC ka shpërndarë dhe librin “Edukimi kundër korrupsionit” për të gjithë të interesuarit të cilët kanë shprehur interesim për të përfituar më shumë informacion rreth korrupsionit dhe mënyrën e përfshirjes së idesë kundër korrupsionit në lëndët e shkencave shoqërore të shkollave të mesme. Materialet e shpërndara mund të shërbejnë si informacion bazë për një gamë të gjerë të qytetarëve të interesuar për të kuptuar dhe përfshirë atë në aktivitetet e ndryshme anti-korrupsion. KEC në bashkëpunim me AKK kanë udhëhequr 12 seminare 2-ditore në mbarë Kosovën, në të cilat kanë marrë pjesë 309 përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Në projekt ishte planifikuar që të organizohen 10 seminare, mirëpo numri i vogël i pjesëmarrësve në trajnime imponoi organizimin edhe të 2 seminareve tjera për të arritur indikatorin e 300 pjesëmarrësve në trajnime që ishte prezantuar në projekt. KEC ka organizuar 8 tryeza të rrumbullakëta. 2. Ngritja e vetëdijes te të rinjtë mbi shkaqet dhe pasojat e korrupsionit, përmes organizimit të “Javës kundër korrupsionit”. KEC në bashkëpunim me përfaqësuesit e organizatave rinore dhe disa OJQ lokale ka organizuar javën e luftës kundër korrupsionit në 7 qendrat e Kosovës. Java e luftës kundër korrupsionit është organizuar nga 24 qershori deri më 1 korrik në Prizren, në Istog, në Gjakovë, në Gjilan dhe në Mitrovicë, ndërsa nga 27 qershori deri më 5 korrik është organizuar në Ferizaj dhe në Prishtinë. Aktivitetet që janë organizuar gjatë javës kundër korrupsionit janë: • Shpërndarja e fletëpalosjeve dhe posterëve • Anketa me qytetarë • Veshja e bluzave me moto “Stop korrupsionit” • Deklaratat anti-korrupsion të qytetarëve të prezantuara në TV • Tryeza të rrumbullakëta • Seminar me të rinjtë • Gara për esenë më të bukur të punuar nga nxënësit e shkollave të mesme • Ekspozita të Artit Figurativ • Pjesëmarrja në emisione të radios dhe TV • Shpërndarja e ligjit kundër korrupsionit

Periudha e implementimit

01/01/2007 deri 30/09/2007

Buxheti

$23,140

Partnerët dhe Donatorët

Advocacy, Training and Resource Center (ATRC)

USAID

Personeli

Strategjia për riorganizimin e SHCK

Përshkrimi i projektit

Në kuadër të këtij projekti KEC i ka ofruar mbështetje profesionale Ministrisë së Shërbimeve Publike në procesin e zhvillimit të Strategjisë së Shërbimit Civil të Kosovës 2007-2012. Mbështetja ka qenë e reduktuar në fasilitimin e punëtorive të planifikimit dhe në aspektet metodologjike të procesit të planifikimit, ndërsa, në aspektin përmbajtjesor puna është kryer nga një këshill i ekspertëve i themeluar nga Ministria.

Periudha e implementimit

20/03/2006 deri 01/11/2006

Buxheti

€6,570

Partnerët dhe Donatorët

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Personeli

Petrit Tahiri

Zhvillimi i Strategjisë për Edukimin e Përgjithshëm

Përshkrimi i projektit

Qëllimi i këtij veprimi ishte për të lehtësuar zhvillimin e Strategjisë së Përgjithshme të Arsimit për Kosovën 2007-2017. Një seri e punëtorive me pjesëmarrje të gjerë nëpër nivele të ndryshme arsimore, nisën nga identifikimin i dobësive dhe fuqive, zbuluar nga fushat që do të trajtohen, përcaktuan vizionin dhe misionin e strategjisë, objektivat strategjike të zhvillimit dhe në fund dhëna masa dhe veprime konkrete të cilat do të avancojnë sistemin arsimor në vitet e rëndësishme që do të vijnë për shoqërinë kosovare. Këto masa u bënë edhe më tej më funksionale në plan të detajuar të veprimit dhe buxhetit për vitet 2007 - 2012. Roli i KEC ishte për të siguruar mbështetje të përgjithshme për procesin, duke përfshirë ekspertizën dhe logjistikën. Ky dokument strategjik është miratuar nga Qeveria e Kosovës në prill 2007 dhe shërben si bazë për koordinimin e donatorëve në sektorin e arsimit. Në vijim të procesit të zhvillimit të Strategjisë, KEC ka përgatitur një kornizë gjithëpërfshirëse të monitorimit për Ministrinë e Shkencës, Arsimit dhe Teknologjisë, e cila ka dhënë një mjet për monitorimin e zbatimit të masave strategjike dhe arritjen e objektivave strategjike.

Periudha e implementimit

01/01/2006 deri 30/06/2007

Buxheti

€151,130

Partnerët dhe Donatorët

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT)

Personeli

Petrit Tahiri

Projekti për fuqizimin e Ministrisë

Përshkrimi i projektit

Ky projekt është finansuar nga Banka Boterore dhe si qëllim kishte trajnimin e 50 punëtorëve të MAShT-it të bazuar në këtë program trajnimi: 1. Të Nxënit Ndërveprues (24 orë) 2. Vlerësimi në Bazë Shkolle (24 orë) 3. Planifikimi i integruar dhe vlerësimi i projekteve edukative (30 orë) Aktivitetet e projektit u kompletuan nga 4 Marsi – 24 Prill të vitit 2002. QAK-u u kontraktua për të mbajtur programin e njejtë të trajnimit për përsonelin e drejtorive komunale të edukimit dhe zyrave për zhvillim të edukimit, por ky vendim u suspendua me vonë nga Banka Botërore për shkak të arsyeve administrative.

Periudha e implementimit

26/01/2002 deri 06/07/2002

Buxheti

€32,000

Partnerët dhe Donatorët

Banka Botërore

Personeli

Petrit Tahiri