Projektet

Vlerësimi i projektit HigherKos 1 dhe 2

Përshkrimi i projektit

Në bashkëpunim me kompaninë zvicerane KEK-CDC, KEC ka realizuar vlerësimin e projektit “HigherKOS – Nxitja e zhvillimit institucional të arsimit të lartë dhe shkencës në Kosovë”, të cilin e implementon një konsorcium nga Austria me mbështetjen financiare të Agjencisë së Zhvillimit të Austrisë (ADA). Procesi i vlerësimit të jashtëm është realizuar me ekspertizë të kombinuar zvicerane dhe kosovare në dy faza. Vlerësimi i ndërmjemë është realizuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2014, ndërsa rekomandimet e vlerësimit kanë shërbyer për korrigjimet e duhura në strategjinë e projektit. Ndërkaq, vlerësimi përfundimtar është realizuar në shtator dhe tetor të vitit 2015.

Periudha e implementimit

01/09/2013 deri 31/10/2015

Buxheti

Partnerët dhe Donatorët

Center for Social Innovation (ZSI)

Personeli

Petrit Tahiri

Shtimi i Mundësive për Hulumtin në Shkencat Shoqërore në Kosovë (ESSIe)

Përshkrimi i projektit

Synimi specifik i projektit ishte të forcojë kapacitetet socialet të kërkimit shkencor në Kosovë me zhvillimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturës hulumtuese dhe duke lehtësuar pjesëmarrjen në programet europiane të kërkimit. Aktivitetet kryesore të projektit ishin: 1. Krijimi i Laboratorit për Shkenca Sociale dhe hulumtime Empirike i pajisur me 15 kompjuterë, si dhe i programeve statistikore analizave të teksteve "software SPSS", në kuadër të Institutit të Shkencave Humane dhe Shoqërore (ISSH) të Universitetit të Prishtinës. 2. Programi i trajnimit për hulumtime me qëllim për të përmirësuar aftësitë metodologjike dhe menaxheriale të studiuesve kosovarë. 35 shkencëtarët socialë kosovarë morrën pjesë në program. 3. Organizimi i Konferencës për Lansimin public të "Horizon 2020", për të përmirësuar kapacitetet dhe pjesëmarrjen e hulumtuesve kosovarë në programet kërkimore evropiane. 5. Organizimi i një punëtorie shkencore ndërkombëtare “Struktura sociale e Kosovës-të gjeturat e reja të hulumtimit për të avancuar diskursin politik, shoqëror dhe ekonomik për Kosovë”. Rezultatet kryesore: 1. Një laborator i Shkencave Shoqërore i pajisur me 15kompjuterë, si dhe i programeve statistikore analizave të teksteve "software SPSS", në kuadër të Institutit të Shkencave Humane dhe Shoqërore (ISSH). 2. 35 hulumtues Kosovarë që punojnë në organizata të ndryshme të kërkimit të Kosovës kanë kapacitet për të kuptuar, aplikuar dhe shfrytëzuar metodat empirike shkencore kërkimore dhe bazat e të dhënave evropiane përmes pjesëmarrjes në programin e trajnimit kërkimorë. 3. Kapacitetet e studiuesve kosovarë për të përmirësuar pjesëmarrjen e tyre në programet hulumtuese evropiane janë rritur.

Periudha e implementimit

04/07/2012 deri 01/11/2014

Buxheti

€262,740

Partnerët dhe Donatorët

Bashkimi Evropian

Personeli

Cilësia e arsimit në Rajonin e Dukagjinit

Përshkrimi i projektit

Qendra për Arsim e Kosovës në partneritet me organizatat Avsi (Itali) dhe Cesal (Spanjë) gjatë vitit 2009 zhvilluan një hulumtim në rajonin e Dukagjinit, respektivisht në komunat: Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Rahovec, Junik, Deçan, Malishevë. Në këtë hulumtim janë përfshirë shumica e shkollave të këtyre komunave. Nga shkollat e përzgjedhura në hulumtim kanë marrë pjesë të gjithë mësimdhënësit dhe drejtorët. Për të realizuar këtë hulumtim sa më mirë, si përkrahje logjistike janë përfshirë edhe dy Qendrat Didaktike, ajo e Gjakovës dhe Pejës. Kjo ka ndihmuar që shpërndarje dhe grumbullimi i pyetësorëve të bëhet nga stafi i Qendrave Didaktike. Numri i përgjithshëm i mësimdhënësve të përfshire në këtë hulumtim është 1277 nga rajoni i Pejës dhe 1492 nga ai i Dukagjinit, ndërsa numri i drejtorëve është 111. Bashkëpunimi i mirë në mes të gjitha palëve të përfshira në këtë hulumtim ka bërë që realizimi i tij të jetë në nivel të kënaqshëm. I gjithë ky projekt ka rezultuar me një raport mjaft voluminoz, me shumë të dhëna dhe me disa rekomandime të cilat iu kanë prezantuar pastaj të gjitha palëve me interes. Përveç këtij raporti, në kuadër të këtij hulumtimi janë organizuar aktivitete me qëllim ngritjen e kapaciteteve të Qendrave Didaktike.

Periudha e implementimit

01/09/2008 deri 01/09/2008

Buxheti

€7,000

Partnerët dhe Donatorët

AVSI-CESAL

Personeli

Edukimi për qytetarë të ndarë

Përshkrimi i projektit

Ky hulumtim është pjesë e një projekti më të madh titulluar “Edukim i ndarë-qytetarë të ndarë?” i cili u realizua në tetë vende: Bosnje dhe Hercegovinë, Estoni, Kazakistan, Kosovë, Latvi, Rumani, Sllovaki dhe Taxhikistan. Hulumtimi u koordinua nga Rrjeti i Qendrave për Politika të Arsimit (NEPC) me seli në Kroaci, ndërsa aktivitetet hulumtuese në Kosovë u zhvilluan nga Qendra për Arsim e Kosovës. Hulumtimi filloi me dy intervista në fokus grupe, një i përbërë nga nxënësit shqiptarë, ndërsa tjetri nga nxënësit serbë. Pastaj, u zhvillua një anketë me 597 nxënës dhe 94 mësimdhënës nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe ato me mësim në gjuhën serbe. Në bazë të analizës së bërë janë dhënë këto rekomandime:
  1. Institucionet e Kosovës duhet të respektojnë të gjitha të drejtat e veçanta që garanton Kushtetuta dhe Ligji për të ndihmuar integrimin e komunitetit serb në sistemin e arsimit në Kosovë, duke përdorur edhe masa nxitëse aty ku quhet e arsyeshme.
  2. Duke mos cenuar të drejtën e komunitetit serb që t’i shfrytëzoje planet dhe programet e Republikës së Serbisë, përderisa ato nuk janë në kundërshtim me parimet e bashkëjetesës dhe koekzistencës paqësore, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë duhet të ofrojë mundësinë e zyrtarizimit të këtyre përmbajtjeve, duke i përfshirë ato në planin dhe programin mësimor të Kosovës për mësim në gjuhën serbe.Fëmijëve dhe të rinjve të të gjitha komuniteteve duhet t’u ofrohet mundësia që të mësojnë më shumë për perspektivat e komunitete tjera. Kjo mund të arrihet përmes qasjes shumëperspektive ndaj mësimdhënies së historisë, ku fëmijët, përveç interpretimit të ngjarjeve historike nga aspekti kombëtar, mund të mësojnë edhe për këndvështrimet e komuniteteve të tjera në raport me ngjarjet e njëjta.
  3. Mësimi i gjuhës së mjedisit në baza fakultative është një instrument tjetër për ndërtimin e mirëkuptimit në mes të të rinjve të komuniteteve të ndryshme etnike, si dhe organizimi i aktiviteteve mësimore dhe jashtmësimore të përbashkëta.

Periudha e implementimit

10/01/2008 deri 28/02/2008

Buxheti

€5,341

Partnerët dhe Donatorët

Personeli

Ardita Kabashi

Ndërveprimi midis zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe ndryshimeve teknologjike: dëshmi nga Ballkani Perëndimor (GDN)

Përshkrimi i projektit

Ky studim trajton lidhjen midis ndryshimit teknologjik në Ballkanin Perëndimor. Është konstatuar që firmat që janë objekt i ndryshimeve teknologjike kanë rritje në kërkesë të aftësi vedhe një mekanizëm për të akomoduar këtë kërkesë është duke ofruar trajnime shtesë për fuqinë punëtore e tyre. Për të testuar këtë propozim të dhëna janë nxjerrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nga valët 2002 dhe 2005. Vlerësimet janë përdorur për të analizuar ndikimin e ndryshimit teknologjik mbi incidencën e trajnimit dhe intensitin. Gjetjet e kësaj analize tregojnë se firmat që i nënshtrohen ndryshimit teknologjik kanë me të vërtetë më shumë gjasa për të ofruar trajnim dhe ka disa prova se ato ofrojnë një intensitet më të madh të trajnimit. Kjo lidhje pozitive midis ndryshimit teknologjik dhe trajnimit sugjeron se një mënyrë për të trajtuar trajnimet për nën-investimeve në Ballkanin Perëndimor është duke rritur stimujt për firmat për të ndërmarrë ndryshime teknologjike.

Periudha e implementimit

01/01/2008 deri 31/12/2008

Buxheti

$9,995

Partnerët dhe Donatorët

GDN/CERGE-EI Foundation

Personeli

Petrit Tahiri

Arsimi bazik cilësor në funksion të zhvillimit njerëzor

Përshkrimi i projektit

Ky hulumtim ka për pasur qëllim që, mbi bazën e zbulimeve të bëra, të formulohen një serë rekomandimesh, me të cilat do të nxiten aktivitete dhe veprime në ndërtimin e një sistemi funksional të arsimit cilësor për të gjithë në Kosovë. Objektivat kryesore të hulumtimit ishin: • Të konstatojë cilësinë e infrastrukturës, kurrikulit/teksteve shkollore, si dhe të mësimdhënies dhe të nxënit në arsimin bazik të Kosovës • Të jep një informacion të sistematizuar e të besueshëm për gjendjen dhe cilësinë e arsimit bazik në Kosovë • Të konstatojë ndikimin cilësisë së arsimit bazik në zhvillimin njerëzor • Të organizojë një debat konstruktiv në funksion të sigurimit të Arsimit Cilësor për të Gjithë në Kosovë që do të ketë impakt në zhvillimin njerëzor dhe të kapitalit social të Kosovës Rezultatet e hulumtimit janë prezantuar në Konferencën ndërkombëtare e zhvilluar në muajin nëntor 2006, kushtuar Strategjisë zhvillimore të arsimit parauniversitar 2007 -2017.

Periudha e implementimit

17/11/2005 deri 30/06/2006

Buxheti

€25,3000

Partnerët dhe Donatorët

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Personeli

Petrit Tahiri