Lajme

Vizita e delegacionit të Zyrës së BE-së në qendrën mësimore në Fushë Kosovë

25 Tetor, 2019
Description

Një delegacion i Zyrës së BE-së në Kosovë i prirë nga Zëvendësshefi i Zyrës së BE/Përfaqësues Special i BE, Riccardo Serri, të enjtën, më 24 tetor 2019, vizitoi Qendrën Mësimore në Fushë Kosovë, e cila për më shumë se tre vjet është mbështetur nga projekti EU SIMRAES 2, i financuar nga fondet e BE-së. Në vizitë morën pjesë edhe Drejtori Komunal i Arsimit në Fushë Kosovë, Z. Islam Shabani dhe stafi menaxhues i projektit EU SIMRAES 2. Mysafirët u pritën nga drejtuesit e Balkan Sunflowers Kosova, organizatë partnere e projektit e cila administron me qendrën mësimore në Fushë Kosovë.

Lajme