Lajme

Trajnimi dyditor i drejtorëve dhe mësimdhënësve në kuadër të projektit “Më mëso mua”

1 Korrik, 2016
Description

Po mbahet trajnimi dy-ditor i drejtorëve dhe mësimdhënësve në Prishtinë në kuadër të projektit “Më mëso mua”. I njëjti trajnim u mbajt në Gjakovë për drejtorët dhe mësimdhënësit e 6 shkollave nga Peja, Istogu, Gjakova, Malisheva dhe Rahoveci.

Ky projekt ka për qëllim aftësimin e mësimdhënësve për të mbeshtetur zbatimin e Kornizës së Kurrikulës së Kosovës përmes shfrytëzimit të burimeve online në procesin mësimor, si dhe për të zhvilluar kompetencat e nxënësve për shfrytëzimin e këtyre burimeve në procesin e përvetësimit të njohurive dhe zhvillimit të shkathtësive të tyre.

Lajme