Lajme

Thirrje për aplikim: Mobilitete afatshkurtra dhe afatgjate nga Kosova në Slloveni

4 Shkurt, 2022
Description

Të lidhur përmes mobilitetit
Mobilitete afatshkurtra dhe afatgjate nga Kosova në Slloveni

Lendava, Slloveni
24 prill – 21 maj 2022 (Afatshkurtër)

   24 prill -21 korrik 2022 (Afatgjatë) 

Thirrje për aplikim

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me MeOut Group dhe me përkrahjen e Komisionit Evropian organizon raundin e parë të mobiliteteve afatshkurtra dhe afatgjata përmes projektit “Të lidhur përmes mobilitetit – Connected Through Mobility” (EAC-2020-0865) për nxënësit e shkollave profesionale në Kosovë. Mobiliteti i parë afatshkurtër për Kosovë do të mbahet në Lendava, Slloveni  nga  24 prill – 21 maj 2022.  Ndërsa, mobiliteti afatgjatë për Kosovë do të mbahet në Lendava, Slloveni  nga  24 prill – 21 korrik 2022.

Ky projekt pilot ka për qëllim të prezantojë programet ndërkombëtare të mobilitetit për shkolla profesionale në 4 shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Mobiliteti afatshkurtër përmban programin 1 mujor të trajnimit profesional në Slloveni ndërsa programi afat-gjatë i mobilitetit përmban programin 3 mujor në Slloveni.

Objektivat e mobiliteteve:

– Forcimi i kompetencave dhe shkathtësive kyçe, në veçanti shkathtësitë digjitale dhe të gjuhës
– Përkrahja e zhvillimit të shkathtësive specifike për nevojat e tashme dhe të ardhme të tregut të punës
– Nxitja e cilësisë, transparencës dhe njohja e rezultateve të të nxënit nga mobiliteti sidomos përmes shfrytëzimit të mjeteve dhe instrumenteve evropiane.

Forcimi i dimensioneve evropiane të të mësuarit dhe të nxënit përmes:

– Promovimit të vlerave të gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, tolerancës, dhe pjesëmarrjes demokratike
– Promovimi i njohurive të përbashkëta evropiane në trashëgimi dhe diversitet
– Përkrahja e zhvillimit të rrjeteve profesionale në Evropë

Ne po kërkojmë:

10 nxënës të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në mobilitetin afatshkurtër (1 muaj) dhe të gatshëm të bëjnë praktikën në kompaninë nikoqire
4 nxënës të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në mobilitetin afatgjatë (3 muaj) dhe të gatshëm të bëjnë praktikën në kompaninë nikoqire
1 mësimdhënës përcjellës

Kushtet për aplikim:

– Të jeni nxënës të shkollave profesionale, klasa 10-11-12 (mosha 16-18) për mobilitet afatshkurtër dhe nxënës i klasës 12 ose i sapo diplomuar (mosha 18-21) për mobilitetin afatgjatë
– Njohuri bazike e gjuhës angleze
– Të tregoni interes për të fituar përvojë dhe zhvillim profesional në një shtet tjetër
– Të hapur ndaj mësimnxënies në një mjedis ndërkombëtar
– Të gatshëm të punoni në mënyrë efektive me njerëz tjerë.

Procesi i aplikimit:

Formën online të aplikimit mund ta gjeni në këtë vegëz https://forms.gle/5NaBiCyb3Lkr2PxR6
Intervistë e suksesshme pranë ekipit vlerësues (vetëm nxënësit e përzgjedhur ftohen në intervistë)

Kur dhe ku?

Në Lendava, Slloveni nga 23 prill – 21 maj 2022 për mobilitetin afatshkurtër dhe nga 23 prill – 21 korrik 2022 për mobilitetin afatgjatë.

Kushtet për nxënës:

Akomodimi – Akomodimi mbulohet nga programi. Nxënësit do të qëndrojnë në akomodim të përbashkët.
Transporti – Transporti nga Kosova në Slloveni dhe anasjelltas mbulohet nga programi.
Sigurimi – Pjesëmarrësit do të kenë sigurimin shëndetësor të mbuluar nga programi.
Viza – Organizatorët i mbulojnë shpenzimet e vizave për pjesëmarrës.
Meditjet – Pjesëmarrësit do të marrin meditje për shpenzime ose do t’i kenë shpenzimet e mbuluara.
Përkrahja e përgjithshme – Përkrahja nga mbikëqyrësi, mësimdhënësi shoqërues do të jetë gjatë gjithë kohës bashkë me stafin vendor.

 

Data e fundit e aplikimit është 11 shkurt 2022 deri në orën 16:30.

Nëse ju duhet ndonjë informatë shtesë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në akabashi@kec-ks.org.
Ky projekt është pjesë e Instrumentit Evropian (IPA II) e financuar nga Komisioni Evropian.

Lajme