Thirrje për Pjesëmarrje në projektin ARISE

Data e publikimit

Arise logo

Thirrje për Pjesëmarrje në projektin ARISE

(Action for Reducing Inequalities in Education / Iniciativa për zvogëlimin e pabarazive në arsim)

 

Konzorciumi i projektit ARISE fton përzemërsisht të gjitha organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) e interesuara të aplikojnë për të marrë pjesë në projektin ARISE.

Konzorciumi synon të zhvillojë kapacitetin e organizatave me bazë në komunitet (grassroots) të përzgjedhura për të mbështetur nxënësit me Status Social-Ekonomik të ulët nëpërmjet mentorimit, pjesëmarrjes në zhvillimin e politikave dhe avokimit në fushën e barazisë në arsim si edhe pjesëmarrjes në aktivitete të rrjetëzimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Organizata me bazë në komunitet (grassroots) pritet të bashkëpunojnë ngushtë me organizatën anëtare të Konzorciumit në vendin e tyre, në këtë rast në Kosovë (Qendra për Arsim e Kosovës – KEC) në çdo fazë të projektit ARISE dhe do të jenë një zë i fuqishëm avokues për zbatimin dhe shtrirjen e politikave dhe praktikave të rekomanduara. Konzorciumi do të mbështesë ngritjen e kapacitetit të OShC-ve të përzgjedhura nëpërmjet një sërë aktivitetesh të të nxënit të mirëplanifikuara.

Gjithashtu, OShC-ja e përzgjedhur dhe organizata anëtare e Konzorciumit (në këtë rast KEC) do të zhvillojnë së bashku një projekt që mbështet integrimin e fëmijëve me Status Social-Ekonomik (SSE) të ulët në jetën e komunitetit.  Projekti pritet të zgjasë nga 24 deri në 30 muaj dhe do të financohet nga Konzorciumi me një grant nga 25,000 deri në 35,000 EUR.

Për më shumë informata rreth Thirrjes, ju lutem klikoni këtu, ndërsa Formën e aplikimit mund ta gjeni këtu.

Thirrje për pjesëmarrje në projektin ARISE

Forma e aplikimit