Lajme

Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e projektit “KEEN”

25 Janar, 2017
Description

Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e projektit “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim” për të biseduar lidhur me hartimin e Planit Zhvillimor për Arsim 2017-2021 në Komunën e Prizrenit.

Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN është projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me organizatat tjera të shoqërisë civile (ATTA, BSFK, APPK, SPARK), të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Ky koalicion ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal.

Lajme