Lajme

KONKURS PËR GAZETARË

5 Nëntor, 2018
Description

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në bashkëpunim me forumZFD dhe Qendrën për Arsim të Kosovës – KEC, përmes projekteve financiarisht të mbështetura nga Bashkimi Europian dhe të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndan çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë për vitin 2018.

KOMF, forumZFD dhe KEC inkurajojnë të gjithë gazetarët që kanë punuar shkrime apo reportazhe televizive të të gjitha trajtave, të cilat trajtojnë çështje që kanë të bëjnë me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, të aplikojnë për pesë çmimet e mëdha që do të ndahen këtë vit.

Pesë çmimet vjetore, në vlerë prej 500 Euro secila, do të ndahen për shkrimet apo reportazhet më të mira të botuara në gazeta, portale dhe televizione të ndryshme në Kosovë, gjatë vitit 2018.

Aplikantët që konkurojnë duhet t’i përmbahen këtyre kritereve:

 

  1. Të kenë shkrim apo reportazh televiziv që trajton tema të cilat kanë të bëjnë me fëmijët në Kosovë, të botuara nga 01 Janar 2018 deri më datën e shpalljes së këtij konkursi;
  1. Të dorëzojnë publikimin e tyre në formë të shtypur / në CD me datën e saktë të botimit, së bashku me kopjen e letërnjoftimit dhe të dhënat e mediumit ku punon, në një zarf të mbyllur në zyrën e KOMF;
  1. Gazetarët kanë të drejtë të aplikojnë me më shumë se një botim.

Afatet për aplikim:

  • Konkursi do të qëndrojë i hapur që nga data e shpalljes së tij në www.portalpune.com dhe faqet zyrtare të KOMF, forumZFD dhe Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, nga 05 Nëntor 2018 deri më 26 Nëntor 2018, ora 16:00.
  • Çmimet për fituesit do të ndahen gjatë ceremonisë solemne e cila do të organizohet gjatë muajit Dhjetor 2018.

KOMF, forumZFD dhe KEC, inkurajojnë fuqimisht të gjithë gazetarët që kanë tregime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve të punuara dhe publikuara gjatë vitit 2018, që të aplikojnë për këto çmime.

Lajme