Lajme

Kërkesë për ofertë: Shërbime teknike të realizimit të podkasteve me tema nga fusha e arsimit

24 Shkurt, 2022
Description

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për: 

Ofrimi i pajisjeve teknike, ambienteve dhe teknologjisë së nevojshme për realizimin dhe audio-video incizimin e pesë podkasteve (nga 45 minuta) në lidhje me tema nga fusha e arsimit në Kosovë, si dhe ofrimi i mbështetjes së nevojshme për vendosjen e podkasteve në platforma të ndryshme. 

Të interesuarit mund të shkarkojnë dosjen e tenderit në këtë vegëz: 

Dosja e tenderit

Ofertat duhet të dërgohen në adresën e cekur më poshtë deri më:

10 mars 2022, në ora 15:30.

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)
Kompleksi i Shkollës “Mileniumi i Tretë”
Rr. “Qëndresa” Nr.48, Matiçan, 10000, Prishtinë, Kosovë

Lajme