Lajme

HAPET “MAKERSPACE” I PARË NË GJAKOVË

16 Prill, 2018
Description

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, vizitoi Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë me rastin e hapjes së “makerspace” (hapësirës kreative). Në ceremoninë lansuese Z. Delawie iu bashkua edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përfaqësues të USAID, partnerët dhe zyrtarët e tjerë të projektit.

“Makerspace” është një ambient bashkëpunues ku nxënësit mund të marrin pjesë në projekte kreative praktike me qëllim të zhvillimit të qëndrimeve ndërmarrëse dhe kompetencave të punësueshmërisë. Bashkë me “Qendrën për karrierë dhe ndërmarrësi” janë pjesë e programit të USAID Kosovo “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” (ASSET), një program ky 5-vjeçar që menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Fhi360 dhe Crimson Capital Corp.

Lajme