FTESË PËR PJESËMARRJE: Trajnim për përfaqësues të OShC-ve dhe shkollave me tematikën "Edukimi për Qytetari Aktive dhe të Drejtat e Njeriut"

Data e publikimit

Capture 5

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC në bashkëpunim me Dvv International – Zyra në Kosovë, organizon trajnimin për përfaqësues të OShC-ve me tematikën “Edukimi për qytetari aktive dhe të drejtat e njeriut” që do të mbahet prej 08-11 dhjetor 2022. Qëllimi i këtij projekti është të rrisë kapacitet e OShC-ve dhe të rinjve për të qenë qytetar aktiv dhe për të promovuar të drejtat e njeriut në shoqëri.

Ftohen të gjithë aktivistët e organizatave jo-qeveritare dhe mësimdhënësit nga shkencat shoqërore, që të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë trajnim. Aplikimet nga përfaqësuesit e grupeve minoritare dhe përfaqësuesit e OJQ-ve që punojnë me të rinj do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes.

Ju lutemi aplikoni duke dërguar në fxharra@kec-ks.org:

 një CV dhe
një letër motivimi (1 faqe max.)

Data e fundit për aplikim është 25 nëntor 2022. Për përzgjedhjen apo mos përzgjedhjen tuaj, do të njoftoheni me datën 30 nëntor 2022.

 

*Shpenzimet për akomodim të plotë dhe transport për të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të mbulohen nga organizatori.