Lajme

Filloi monitorimi i zbatimit të projektit “Më mëso mua”

9 Nëntor, 2017
Description

Gjatë muajit nëntor ka filluar të realizohet monitorimi i zbatimit të projektit “Më mëso mua” në 20 shkolla të Kosovës. Përmes realizimit të monitorimit synohet që të dokumentohet shkalla e realizimit të projektit në shkollat përfituese, të mobilizohen mësimdhënësit për zbatim të suksesshëm të tij në klasa, si dhe të ngritët niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies së shkollave përfituese në zbatimin e programit. Monitorimi ka për qëllim që rezultatet e gjetura të shërbejnë për të shtuar efektivitetin e zbatimit të tij në shkollat përfituese.

Projekti fillimisht filloi të pilotohet në 17 shkolla, ndërkohë që integrimi i risive në procesin mësimor ka bërë që gjatë nëntorit projektit t’i shtohen edhe tri shkolla të tjera.

Qëllimi i këtij projekti është aftësimi i mësimdhënësve për të zhvilluar kompetencat e të nxënit të nxënësve të përcaktuara në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës përmes shfrytëzimit të plaformës digjitale SchoolMe (Më mëso mua), si dhe të burimeve të tjera online në procesin mësimor.

Lajme