Lajme

Ceremonia virtuale e certifikimit të pjesëmarrësve të trajnimit të parë online

10 Prill, 2020
Description

Sot është organizuar ceremonia virtuale e certifikimit të 31 pjesëmarrësve të trajnimit “Zgjidhja e konflikteve dhe ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve” i cili u organizua nga data 30 mars 2020 deri me 4 prill 2020, për herë të parë online.

Trajnimi është ofruar në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme paqësore, prosperuese dhe të qëndrueshme në Kosovë”, i cili zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), me përkrahjen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Gjatë ceremonisë pati fjalë hyrëse dhe falënderimi nga përfaqësues të MAShTI, UNICEF, KEC dhe drejtorë të shkollave pjesëmarrëse me rastin e përfundimit të suksesshëm të këtij trajnimi.

Lajme