Lajme

Ceremonia e certifikimit të 70 mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë

3 Dhjetor, 2016
Description

Sot, në lokalet e Qendra për Arsim e Kosovës u mbajt ceremonia e certifikimit për 70 mësimdhënësit e shkollave profesionale në Kosovë.

Ky certifikim u bë pas realizimit të tri moduleve të programit ‘Edukimi për Ndërmarrësi’, program ky i financuar nga Kultur Kontakt Austria, që ka për qëllim t’i përkrahë aftësitë e mësimdhënësve që japin lëndën e ndërmarrësisë dhe ekonomisë. Kjo lëndë është e përfshirë në shkollat profesionale të Kosovës dhe përveç mësimit teorik ka për qëllim edhe mësimin praktik.

Lajme