|
KOSOVISION CONTEST ėshtė njė projekt arsimor nė
formė tė njė gare kombėtare qė pėrcillet nga media i
cili filloi nė shtator tė vitit 2008 dhe zgjat deri
nė maj tė vitit 2011. Koncepti u zhvillua nga
Universiteti i Edukimit nė Cyrih tė Zvicrės, ndėrsa
pėr herė tė parė u realizua nė vitin 2007 nė
Regjionin e Prizrenit, nė bashkėpunim me KFOR-in.
Pjesėmarrės nė kėtė projekt janė tė gjitha klasat e
pesta nė Kosovė sė bashku me mėsimdhėnėsit e tyre tė
cilėt merren me tė tashmen dhe tė ardhmen e Kosovės.
Ky projekt realizohet nė bashkėpunim me Ministrinė e
Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Qendrėn pėr
Arsim e Kosovės dhe Radio Televizionin e Kosovės.
Projekti financohet nga:
-
DEZA, Drejtorati pėr zhvillim dhe bashkėpunim;
-
Fondet e lotarive tė Kantonit tė Cyrihut;
-
Fondacione private;
-
Persona privat dhe ndėrmarrje nga diaspora;
-
Universiteti i Edukimit, Cyrih
Objektivat dhe aktivitetet e Projektit
Ky
projekt u mundėson fėmijėve qė duke marr pjesė nė
kėtė projekt tė kontribuojnė pėr tė ardhmen e vendit
tė tyre. Ata inkurajohen qė ti shprehin vizionet e
tyre dhe tė bėhen aktiv.
Pėr nga pėrmbajtja, fėmijėt janė marrė me tema nga
mjedisi i tyre jetėsor. Ato janė: arsimimi,
infrastruktura dhe mjedisi, ekonomia dhe
bashkėjetesa nė Kosovė.
Projekti u dedikohet nė radhė tė parė tė gjithė
fėmijėve tė klasave tė pesta, pra mosha 11 dhe 12
vjeē nga tė gjitha grupet etnike (shqiptarė,
boshnjakė, goranė, romė, serbė dhe turq). Me anė tė
kėtij projekti, preken edhe grupet tjera si:
mėsimdhėnėsit e klasave tė pesta, udhėheqėsit e
shkollave, prindėr dhe pjesa tjetėr e popullatės.
Aktivitetet e projektit janė:
1. Punėtoritė Personeli mėsimor zhvilloi punėtori
bashkė me nxėnėsit lidhur me tė tashmen dhe tė
ardhmen e Kosovės.
2. Vlerėsimi Rajonal dhe shpallja e fituesve Nė
shtatė Rajonet e Kosovės (Prishtinė, Pejė, Gjakovė,
Prizren, Mitrovicė, Gjilan e Ferizaj) janė vlerėsuar
punimet e nxėnėsve. Pas vlerėsimit tė punimeve ėshtė
bėrė edhe shpallja e fituesve nė secilin Rajon tė
Kosovės.
3. Shpėrblimi i punimeve 135 punimet mė tė mira
nga tė gjitha Rajonet e Kosovės janė shpėrblyer (50
nė vitin 2008 dhe 85 nė vitin 2009). E gjithė kjo
ceremoni ėshtė pėrcjell edhe nga Media.
4. Ekspozita Nė Prishtinė ėshtė bėrė edhe
ekspozita e rreth 1,200 punimeve nga tė gjitha
klasat pjesėmarrėse nė projekt. Ekspozita ishte nė
dispozicion pėr tė interesuarit pėr pesė ditė
radhazi.
5. Realizimi i projekteve - nė kėtė fazė bėhet
realizimi i ideve tė cilat kanė dal nga punėtoritė e
fėmijėve. Nė kėtė fazė do tė punohet vetėm me klasat
fituese tė kėtij projekti. Kėto projekte udhėzohen
dhe pėrkrahen nga mėsimdhėnėsit. Organizohet takime
me mėsimdhėnės ku ata do tė bėjnė pėrshkrimin pėr
secilin projekt dhe nga njė plan projekti.
6. Ndarja e shpėrblimeve pėr projektet pas
realizimit tė projektit, vjen njė fazė tjetėr ku
edhe bėhet vlerėsimi i tyre. Edhe kjo fazė
mbikėqyret dhe vlerėsohet nga ekipe vlerėsuese nė tė
gjitha Rajonet e Kosovės. Pas vlerėsimeve do tė
zgjidhen disa projekte mė tė mira tė cilat do tė
shpėrblehen sėrish pėr punėn e bėrė. I gjithė ky
aktivitet pėrcillet nga media.
7. Nderimi Pasi tė kenė pėrfunduar tė gjitha
aktivitetet e parapara me projekt, vizitohen klasat
fituese nga njė delegacion i cili bėn nderimin e
kėtyre klasave pėr punėn e bėrė.
Cikli i parė i projektit u zhvillua nė periudhėn
shtator 2008-maj 2009 dhe gjatė tij u realizuar tė
gjitha aktivitetet e pėrshkruara mė sipėr. Ndėrkaq,
nė gusht tė vitit 2009 filloi cikli i dytė i
projektit, i cili karakterizohet me kėto tė arritura:
Punėtoritė Personeli mėsimor ka zhvilluar punėtori
bashkė me nxėnėsit lidhur me tė tashmen dhe tė
ardhmen e Kosovės, nė bazė tė temave tė dhėna nė
projekt. Punėtoritė kanė zgjatur nėntė javė ku
nxėnėsit kanė dizajnuar postera (pllakate) sė bashku
me idetė dhe paramendimet e tyre lidhur me tė
ardhmen. Ata kanė pėrshkruar nė formė tė projektit
ideor kontributin, tė cilėn klasa do tė mund ta
jepte pėr realizimin e kėtij projekti. Gjithsej
pjesėmarrės nė kėtė projekt ishin rreth 1200 klasa
tė pesta nga mbarė Kosova.
Vlerėsimi Rajonal dhe shpallja e fituesve Nė
shtatė Rajonet e Kosovės ( Prishtinė, Pejė, Gjakovė,
Prizren, Mitrovicė, Gjilan e Ferizaj) janė vlerėsuar
punimet e nxėnėsve nė bazė tė kritereve tė dhėna nga
hartuesit e projektit. Vlerėsimet janė bėrė nga
grupe vlerėsuese, ku secili Rajon ka pasur njė grup
me nga tre ose pesė persona pėr vlerėsim. Kėta
vlerėsues kanė qenė tė profileve tė ndryshme si:
piktor, prindėr, drejtues shkollash por edhe zyrtarė
tė Arsimit e mėsimdhėnės. Pas vlerėsimit tė punimeve
ėshtė bėrė edhe shpallja e fituesve nė secilin Rajon
tė Kosovės. Janė zgjedhur 85 klasa fituese tė cilėt
vazhdojnė garėn edhe nė fazėn e dytė tė projektit.
Shpėrblimi i punimeve 85 punimet mė tė mira nga tė
gjitha Rajonet e Kosovės janė shpėrblyer. Po ashtu,
secila klasė pjesėmarrėse nė projekt ėshtė pajisur
me njė certifikatė e cila dėshmon punėn dhe
kreativitetin e fėmijėve pjesėmarrės nė garė. E
gjithė kjo ceremoni ėshtė pėrcjell edhe nga Radio
Televizioni i Kosovės ku po atė ditė ėshtė bėrė edhe
tėrheqja pėr tre fitues tė rastėsishėm nė nivel tė
Kosovės. Ata janė: Shkolla Naim Frashėri,
Prishtinė klasa V4 me mėsuesen Remzije Baraku,
Shkolla Ruzhdi Xhyliqi, Marali-Malishevė klasa V
me mėsues Skender Paqarizi, Shkolla Trepēa, Banjė
e Pejės klasa V1 me mėsuesen Mehrije
Buleshkaj-Haxhijaj. Fituesit e rastėsishėm do tė
kenė fatin qė nxėnėsit e tyre ti shpėrblejnė me njė
pushim tė shkurtėr dimėror.
Ekspozita Nė Prishtinė ėshtė organizuar ekspozita
e punimeve e tė gjitha klasave pjesėmarrėse nė
projekt. Ekspozita ishte nė dispozicion pėr tė
interesuarit pėr pesė ditė radhazi. Pjesėmarrja e
madhe e vizitorėve, respektivisht fėmijėve nė
ekspozitė ka zgjuar kureshtje edhe mė tė madhe pėr
nxėnėsit qė edhe mė tutje tė vazhdojnė me projekte
tė tilla siē ėshtė KOSOVISION CONTEST.
Nė kėtė projekt janė angazhuar njė numėr i
konsiderueshėm i njerėzve (12 persona) tė cilėt
ndihmojnė nė realizimin e projektit. Varėsisht nga
numri i klasave tė pesta nėpėr komuna, ėshtė bėrė
edhe zgjedhja e personave (njė ose dy persona nė
Rajon) tė cilėt punojnė nė projekt dhe tė cilėt kanė
dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr mbarėvajtje
sa mė tė mirė tė punės.
Pėr mė
shumė informata:
http://www.kosovision.org/
|