Mirė se vini nė faqen tonė tė internetit!

 

Personi kontaktues: Petrit Tahiri

 

AVANCIMI I MĖSIMDHĖNIES SĖ HISTORISĖ

 

Pėrfundimi i shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė dhe krijimi i shteteve tė reja nė Ballkan nė njėrėn anė, si dhe pėrafrimi me frymėn e Bashkimit Evropian nė anėn tjetėr, sjell domosdoshmėrinė e bashkėpunimit rajonal dhe shmangies sė barrierave nė mes tė kombeve. Krijimit tė njė fryme bashkėpunimi, paqeje dhe mirėkuptimi nė mes tė vendeve nė rajon mund t’i kontribuojė dhe mėsimi i lėndės sė Historisė pėrmes pėrfshirjes sė temave qė kanė pėr qėllim kultivimin respektit reciprok mes kombeve.
Nė Kosovė ėshtė krijuar njė frymė ideale pėr implementimin e njė projekti tė tillė. Qeveria e Kosovės po ndėrton njė politikė tė tolerancės ndėretnike, tė bazuar nė interesat e qytetarėve pa dallim nga pėrkatėsia etnike apo religjioze. Bashkėpunimi me fqinjėt ėshtė nė agjendėn politike tė qeverisė, prandaj kjo situatė duhet tė shfrytėzohet dhe t’i jepet impuls pėrmes ndėrmarrjeve tė ndryshme nė fushėn e arsimit.

Objektivat dhe aktivitetet e Projektit

Synimi i pėrgjithshėm i kėtij projekti ėshtė Tė krijohet njė klimė e re nė mėsimin e lėndės sė historisė, pėrmes trajtimit krahasues tė fakteve historike qė ndėrlidhen me marrėdhėniet mes popujve tė Ballkanit.
Qėllimi: tė ndėrtohen kapacitete nė mesin e mėsimdhėnėsve tė historisė pėr tė pėrfshirė burime historike nga vende tė ndryshme, nė shtjellimin e temave historike tė caktuara.

Aktivitetet e projektit nė vitin 2008
Nė kuadėr tė kėtij projekti janė paraparė tė zhvillohen kėto aktivitete
1. Organizimi i trajnimit pėr trajnerė
2. Ofrimi i materialeve shtesė pėr secilin pjesėmarrės nė trajnim, tė cilat ndihmojnė shtjellimin e njėsive tė caktuara qė janė pjesė e plan-programit tė lėndės sė Historisė:
• Perandoria Osmane
• Kombet dhe shtetet ne Evropėn Juglindore
• Luftėrat Ballkanike
• Lufta e Dytė Botėrore
3. Certifikimi i trajnerėve

Aktivitetet e projektit nė vitin 2009
1. Organizimi i trajnimit nė Prizren nė muajin shkurt.
2. Zhvillimi ideve tė reja, pėr tė siguruar vazhdimėsinė e projektit
3. Angazhimi i dy eksperteve ndėrkombėtarė pėr metodologji tė mėsimdhėnies, pėr tė hartuar doracakun e trajnimit
4. Hartimi i Doracakut dhe programit tė trajnimit
5. Pėrkthimi i doracakut nė gjuhėn shqipe dhe boshnjake.

Tė arriturat kryesore tė Projektit

Nė qershor vitit 2008 u mbajt trajnimi i parė nė kuadėr tė kėtij projekti. Qėllimi i kėtij trajnimi ishte, prezantimi i kompletit tė librave alternative pėr mėsimin e lėndės sė Historisė, si dhe prezantimi i disa mėsimeve model, mėsime kėto tė hartuara nė bazė tė teksteve bazike dhe atyre alternative. Ēėshtja e mėnyrės sė tė shkruarit dhe interpretuarit tė historisė nė Ballkan ėshtė njė ēėshtje mjaft e ndjeshme, andaj, ky trajnim u shikua me njė skepticizėm nga pjesėmarrėsit sado qė kėto libra janė vetėm libra alternative. Megjithatė, kontributi i pjesėmarrėsve dhe nė pėrgjithėsi komentet karshi kėtyre librave ishin pozitive.
Nė muajin dhjetor tė viti 2008, u organizua edhe njė trajnim pėr trajnerė, me qėllim qė pjesėmarrėsit tė ngritėn nė nivelin e trajnerit, dhe njohuritė e fituara pastaj t’i zbatojnė nė trajnimet e ardhshme. Nė kėtė trajnim morėn pjesė 26 mėsimdhėnės, pjesa dėrmuese e tyre mėsimdhėnės tė lėndės sė historisė, mirėpo kishte edhe disa student qė janė duke i zhvilluar studimet master nė lėmine e historisė.

Nė muajin shkurt tė vitit 2009, nė Prizren u organizua edhe njė trajnim tjetėr me mėsimdhėnėsit e historisė tė kėsaj komune. Edhe pse ishte e paraparė qė trajnimi tė zhvillohet me 25 mėsimdhėnės tė historisė, ishte befasuese qė nė trajnim morėn pjesė 34. Trajnimi kaloi nė frymė shumė pozitive, librat e prezantuar ishin njė risi pėr shumicėn e mėsimdhėnėsve.
Nė bashkėpunim me partnerin implementues u hartua njė projekt i ri, ku fokusi kryesor binte nė metodologjinė e mėsimdhėnies sė historisė. Projekti ka gjetur pėrkrahjen e donatorėve dhe nė tetor ka filluar implementimi. Deri mė tani janė zhvilluar kėto aktivitete:
• Janė angazhuar dy ekspertė ndėrkombėtarė pėr metodologji tė mėsimdhėnies, pėr tė hartuar doracakun e trajnimit
• Ėshtė hartuar Doracaku dhe programi i trajnimit
• Ėshtė pėrkthyer doracaku nė gjuhėn shqipe dhe boshnjake.

Trajnimet u vlerėsuan mjaft shumė nga pjesėmarrėsit, madje, u shfaq kėrkesa edhe pėr trajnime tjera tė ngjashme. Karakteristikė e kėtyre trajnimeve ishte bashkėpunimi shumė i mire nė mes tė pjesėmarrėsve dhe trajnerėve.
Edhe pse ēėshtja e mėnyrės sė shkrimit dhe interpretimit tė historisė nė vendet e Ballkanit ėshtė njė ēėshtje mjaft e ndjeshme, pjesėmarrėsit nė kėto trajnime u treguan shumė mendjehapur dhe duhet ēmuar maksimalisht komentet, inputet, sugjerimet dhe debatet e zhvilluara gjatė gjithė kohės. Ėshtė shumė me rėndėsi qė me ndihmėn e donatorėve ėshtė siguruar qėndrueshmėria e kėtij projekti.

Gjatė vitit 2010 do tė organizohen edhe njė varg aktivitetesh tė tjera, me qėllim tė ngritjes sė kapaciteteve tė mėsimdhėnėsve tė historisė.
 


 

 

 


 

ballina | pėr ne | kontakti | partnerėt | linqe


 

 

© 2005 - 2010 Copyright KEC