|
Hap
pas hapi nė nivel ndėrkombėtar
Rrjeti i Fondacionit SOROS dhe Children's Resources
International krijuan programin Hap pas hapi nė
vitin 1994, i cili filloi zhvillimin e tij nė shumė
shtete nė transicion. Deri mė sot, programi Hap pas
hapi aplikohet nė 31 shtete .Tė gjitha kėto shtete
nė vitin 1999 themeluan asociacionin ndėrkombėtar
Step by Step (ISSA) http://www.issa.nl, me seli ne
Budapest, Hungari.
Hap pas hapi ėshtė program edukativ, i cili filloi
si metodologji parashkollore, mirėpo tani i qaset tė
gjitha niveleve shkollore: institucioneve
parashkollore, klasave parafillore nė kuadėr tė
shkollave fillore, shkollave fillore, dhe arsimimit
tė mėsimdhėnėsve.
Ky program pėrkrah:
-
Individualizimin nė mėsimdhėnie, pėr ta arritur
potencialin pėr zhvillim tė plotė te ēdo
individi nė aspektin psiko-social, fizik dhe
shoqėror, duke e respektuar mėnyrėn e tė nxėnit,
temperamentin dhe interesimet e fėmijės.
-
Tė
nxėnit aktiv dhe bashkėveprues (puna nė grupe
dhe ēifte)
-
Zhvillimin e pavarėsimit tė fėmijės, ndjenjėn e
pėrgjegjėsisė, respektit ndaj vetvetes dhe
vetėbesimit.
-
Planifikimin tematik pėr punė edukative
-
Motivacionin dhe frymėzimin e ambientit ku
mėsohet, duke pėrfshirė kėtu edhe materialet dhe
mjetet pėr mėsim
-
Bashkėpunimi me anėtarėt e familjes dhe rrethin
(komunitetin)
-
Pėrfshirja e fėmijėve me nevoja tė veēanta nė
punė educative
Hap pas hapi nė Kosovė
Objektivat e Programit
-
Ngritja e kapacitetit dhe qėndrueshmėrisė sė
rrjetit tė trajnerėve dhe mentorėve.
-
Krijimi i rrjetit tė komunitetit, mėsuesve,
institucioneve parashkollore dhe shkollave tė
programit Hap pas hapi.
-
Pėrkrahje efektive e MASHT-it pėr zhvillimin e
politikave pėr fėmijėrinė e hershme.
-
Forcimi i kapacitetit drejtues tė ekipit tė
programit Hap pas hapi.
-
Ngritja e kualitetit tė punės nė klasat e
programit Hap pas hapit.
-
Pjesėmarrja e minoriteteve nė trajnimet e
programit Hap pas hapi.
-
Zgjerimi i rrjetit tė klasave tė programit Hap
pas hapi nė klasat parafillore
-
Zgjerim i rrjetit tė klasave tė programit Hap
pas hapi nė shkolla fillore
-
Bashkėpunimi me familjet dhe rrethin nė procesin
e edukimit
-
Trajnime dhe punėtori tė vazhdueshme
-
Monitorimi i klasave tė cilat punojnė me
metodologjinė Hap pas hapit
-
Krijimi i rrjetit tė institucioneve tė cilat
punojnė me metodologjinė Hap pas hapi
-
Bashkėpunimi me institucione dhe organizata tė
tjera nė fushėn e edukimit
Aktivitetet dhe tė arriturat e
programit
Nė Kosovė programi Hap pas hapi filloi nė vitin
1997. Nė mars tė vitit 2002 programi Hap pas hapi u
transferua nga Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri tė
Hapur (KFOS) nė Qendrėn pėr Arsim tė Kosovės. Ky
program bashkėpunon me shumė organizata siē janė:
UNICEF, Save the Children, IRCCRC, Feed the
Children, ABS, Diakonia, SOS Kinderdorf, Caritas,
Every Child dhe AGEF.
Sivjet programi Hap pas hapi zhvillohet nė 34
institucione parashkollore me 269 dhoma pune (duke
pėrfshirė grup moshat 0-3 vjet dhe 3-6 vjet), 514
klasa parafillore nė kuadėr tė shkollave fillore dhe
13 shkolla fillore me 54 klasa, ku punojnė 102
paralele. Tė gjitha kėto klasa janė tė pajisura me
inventar sipas standardeve tė programit. Nė mesin e
klasave parafillore, 10 prej tyre janė klasė tė
minoriteteve (romė, boshnjakė, turq), si dhe dy
kopshte qė punojnė me fėmijė serb nė veri tė
Mitrovicės.
Janė themeluar tri qendra trajnimi nė Kosovė: nė
Prishtinė, Pejė dhe Prizren. Nė kėto qendra mbahen
rregullisht seminare tė ndryshme pėr personelin
arsimor dhe mbledhje pėr prindėr. Programi ka
arritur tė organizojė trajnime fillestare dhe tė
avancuara pėr mėsimdhėnės nga e tėrė Kosova. Deri me
sot rreth 3000 mėsimdhėnės dhe edukatorė janė
trajnuar pėr metodologjinė Hap pas hapi pėr nivele
tė ndryshme.
Nė Kosovė pjesėmarrja e fėmijėve nė edukim nė
fėmijėrinė e hershme ėshtė jashtėzakonisht e ulėt,
krahasuar me vendet nė Rajon. Varfėria dhe kushtet e
pėrgjithshme dėshpėruese kanė bėrė qė fėmijėt e
kėsaj moshe tė mbesin nė shtėpi me nėnat e tyre ose
anėtarėt e tjerė tė familjes. Megjithėkėtė, programi
Hap pas hapi u kyē me sukses nė klasat parashkollore,
nė tė cilat zakonisht fėmijėve u imponohej disiplinė
e rreptė nė klasat e hirta, tė cilat nuk ishin aspak
tėrheqėse pėr fėmijėt. Programi Hap pas hapi, duke
iniciuar reforma nė sistemin shkollor qė nga fillimi
i hershėm i edukimit, nxiti rritjen e vetėdijes pėr
nevojėn e reformimit tė sistemit shkollor pėr ta
ndėrtuar njė shoqėri tė suksesshme, demokratike dhe
tolerante pėr tė ardhmen. Duke synuar ta vejė
kriterin e rritjes sė individėve tė lirė pėr tė
ardhmen, ai e formon njė sistem tė arsimit, i cili
drejtpėrdrejt i kontribuon zhvillimit tė njė
shoqėrie tė shėndoshė civile, tė njė rritjeje
efikase dhe pėrmirėsimit tė tendencave pozitive nė
shoqėrinė kosovare.
|